Telegrafi

BE konfirmon se nuk ka liberalizim vizash pa ratifikimin e Demarkacionit

Zyra e BE-së në Kosovë e ka bërë të qartë edhe një herë se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi mbetet kusht për Kosovën për liberalizimin e vizave.

“Siç është paraqitur në propozimin legjislativ të Komisionit Evropian të majit 2016, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit kufitar me Malin e Zi është një kërkesë për liberalizimin e vizave”, thuhet në përgjigjen e Zyrës në BE-së dërguar Insajderit.

Më tutje Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se liberalizimi i vizave konsiderohet si përgjegjësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës.