Telegrafi

Konfirmon ATK: Këngëtarët nën hetime për tatim (Video)

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka konfirmuar se artistët shqiptarë që veprojnë në Kosovë janë duke u hetuar.

Pas lansimit nga portalet se disa këngëtare të caktuar janë nën hetime për mos pagesë të tatimeve dhe obligimeve ndaj shtetit, duket se kjo listë është edhe më e gjatë.

Emisioni Prive dhe Indeksonline kanë siguruar një listë edhe më të gjatë të këngëtarëve që u tha se janë nën hetim dhe se mund të arrestohen.

Megjithatë, arrestimi është ende larg – konfirmon ATK-ja por se hetimet tashmë po zhvillohen.

Nahit Sharku, zëvëndësdrejtor i përgjithshëm i ATK-së, ka konfirmuar se këngëtarët janë duke u hetuar.

Për emisionin Prive dhe gazetarin Artan Telaku, ai deklaroi se këto hetime po vazhdojnë ende dhe se pritet të ketë rezutlatet, teksa nuk komentoi me emra se kush do të mund të jenë ata që do të ftohen nga prokuroria për t’u intervistuar.

Nga ana tjetër ai sqaroi se të gjithë personat fizikë dhe juridikë duhet të paguajnë obligimet ndaj shtetit që ata i kanë veç e veç.

Shumë këngëtarë nuk kanë pranuar të prononcohen, e disa të tjerë janë shprehur se e paguajnë tatimin.

Por, kush do të jenë vërtet ata që do të arrestohen, transmeton Telegrafi, apo do t’u konfiskohet pasuria, kjo do të shihet shumë shpejt. /Telegrafi/