Telegrafi

Konfirmohet, Ylber Kastrati edhe dy vjet te Gjilani

Gjilani duket se është skuadra më aktive në afatin kalimtar të verës me përforcimin e ekipit të futbollit.

Gjilanit kanë sjell një numër të madh të lojtarëve të rinj, por ka vazhduar kontratat edhe me disa prej tyre që i ka pasur edhe në sezonin e kaluar.

Një prej tyre është edhe Ylber Kastrati, i cili do të vazhdojë të veshë fanellën e ekipit kuqebardhë.

Lexo po ashtu Zyrtare: Gjilani nënshkruan me mesfushorin Qëndrim Dautaj

Sipas njoftimit të klubit, “Marrëveshja e re me mbrojtësin e qendrës, njëkohësisht dhe kapitenin e skuadrës, është e vlefshme deri në Qershor të vitit 2021”.

Kujtojmë se Kastrati ka më shumë se dhjetë vite që është pjesë e skuadrës nga anamorava dhe do të vazhdoj të jetë pjesë e klubit edhe për dy sezone të tjera.

Ndryshe, Gjilani në sezonin e kaluar ka arritur të mbetet pjesë e elitës së futbollit përmes barazhit duke eliminuar Besën e Pejës. /Telegrafi/