Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zëvendësja e tij, Radmila Shekerinska, së bashku me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut do të vizitojnë Kosovën më 11 mars.
NATO njofton se gjatë kësaj vizite, Rutte do të takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani.
Me këtë të fundit do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për media.
Ata poashtu do të takohen me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, dhe Drejtorin e NALT-it, Gjeneral Brigade Christian Nawrat, si dhe do të kenë mundësinë të bashkëbisedojnë me personelin e KFOR-it dhe NALT-it.
Po ashtu, delegacioni do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë, përfshirë Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian, Ambasadorin Aivo Orav, kreun e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Gjeneral Major Giovanni Barbano, Përfaqësuesen e Posaçme të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefen e Misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, si dhe Ushtruesen e Detyrës së Shefes së Misionit të OSBE-së, Cornelia Taylor.
Në orën 14:50 sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media./Telegrafi/