Kryeministri i Norvegjisë thotë se katër ushtarë amerikanë kanë vdekur në një aksident aeroplani.
Jonas Gahr Støre tha të shtunën se katër ushtarë amerikanë kanë vdekur në një aksident aeroplani.
“Me pikëllim të madh morëm mesazhin se katër ushtarë amerikanë vdiqën në një aksident avioni mbrëmë”, shkroi ai në llogarinë zyrtare të Twitterit.
“Ushtarët morën pjesë në stërvitjen e NATO-s, ‘Përgjigjja e Ftohtë’. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e ushtarëve, të afërmit dhe bashkëluftëtarët në njësinë e tyre”, shtoi ai.
Ndryshe, V-22 Ospreys janë përfshirë në një numër aksidentesh vdekjeprurëse vitet e fundit. Në vitin 2017, tre marinsat amerikanë u vranë kur një MV-22 Osprey u rrëzua në brigjet e Australisë. /Telegrafi/
It is with great sadness we have recived the message that four American soldiers died in a plane crash last night. The soldiers participated in the NATO exercise Cold Response. Our deepest sympathies go to the soldiers' families, relatives and fellow soldiers in their unit.
— Jonas Gahr Støre (@jonasgahrstore) March 19, 2022