Telegrafi

Konfirmohet prodhimi i Volkwagen Budd-e (Foto)

Kompania Volkswagen së fundmi ka prezantuar konceptin Budd-e dhe së fundmi është konfirmuar se modeli do të fillojë të prodhohet.

Në një intervistë për “Car Magazine”, Volkmar Tanneberger i Volkswagenit ka konfirmuar se koncepti do të fillojë të prodhohet, derisa ka njoftuar se në treg do të dalë në vitin 2020.

Budd-e është modeli i parë që do të funksionojë me platformën e re të VW-së Modular Electric Platform (MEB). Kjo platformë është e dizajnuar veçanërisht për veturat hibride dhe elektrike. Ajo mund të akomodojë pakon më të madhe të baterive, transmeton Koha.net.

Volkswageni ka refuzuar të tregojë detajet e kësaj veture, por ka konfirmuar se Budd-e do të ketë baterinë masive me 101 kilowatt-watt. Kjo ia mundëson veturës që të lëvizë me shpejtësi deri në 93 kilometra në orë. Vetura me një të mbushur të baterinë mund të kalojë deri në 373 milje.