Kryetari i qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev është takuar sot me shefin e ri të delgacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në njoftimin e kabinetit të kryeministrit thuhet se bashkëbiseduesit kanë theksuar marrëdhëniet e mira në mes të BE-së dhe Maqedonisë, si edhe përcaktimin strategjik të vendit për anëtarësim në BE.
Në takim u konfirmua angazhimi dh evazhdimi i bashkëpunimit të përbashkët që është në interes të realizimit të integrimeve europiane./Telegrafi/