Telegrafi

Konfirmohet mungesa e Rashanit, Zhegrova në dyshim për ndeshjen ndaj Rumanisë

(Foto: Screenshot/FFK/Getty)

Kosova është duke i bërë përgatitjet e fundit për dy ndeshjet kualifikuese për ‘Euro 2024’, kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Të premten mbrëma, Dardanët janë nikoqirë të rumunëve në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe para kësaj ndeshjeje, ka dalë në konferencë për shtyp përzgjedhësi Alain Giresse.

Ai e ka konfirmuar mungesën e Rashanit, i cili është lënduar në stërvitje dhe iu është ekzaminimeve të hollësishme mjekësore me ç’rast është vendosur që lojtari të lirohet nga grumbullimi dhe të vazhdojë procedurat e rikuperimit.

Lexo po ashtu Elbasan Rashani lëndohet në stërvitje, largohet nga grumbullimi

Në dyshim për këtë sfidë të rëndësishme është edhe anësori Edon Zhegrova, i cili akoma nuk është riaftësuar për lojë.

Giresse ka thënë se janë duke pritur dhe shpresojnë që ndoshta futbollisti i Lille do të kthehet duke marrë parasysh sa i rëndësishëm është ai për Kosovën dhe rëndësinë e kësaj sfide kualifikuese. /Telegrafi/