Site icon Telegrafi

Konfirmohet meçi mes Joshuas dhe Ngannou, fituesi do të përballet me Fury ose Usyk

Anthony Joshua do të përballet me Francis Ngannou të martën e 8 marsit në Arabinë Saudite.

Ky meç do të zhvillohet tri javë pas atij mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk që do të ndeshen për titullin e kampionit të padiskuteshëm në peshat e rënda.

Ka qenë promotori Frank Warren që tha thënë se fituesit e të dy dueleve mund të ballafaqohen me njëri-tjetrin.

Shumica e njerëzve kanë menduar se ky meç do të pasohej nga një meç i dytë, mirëpo sot (e hënë) në konferencën për shtyp të Joshuas dhe Ngannou në Londër, u sugjerua se fituesit e të dy meçeve do të përballen me njëri-tjetrin.

“Ju do ta shihni se rezultati i këtij meçi do të lidhet me fituesin e 17 shkurtit, kjo është ideja jonë”, ka thënë Turki Alalshikh, një person nga Autoriteti i Përgjithshëm i Argëtimit të Arabisë Saudite, i cili ka aranzhuar edhe më herët meçe të profilit të lartë në Riad.

“Për fituesin, lufta e madhe do të ndodhë me 17 shkurt, me Tyson dhe Usyk. Fituesin e atij meçi, a do të donim ta shihnim me fituesin e kësaj lufte? Të gjithë personat e përfshirë në boks do të donin ta shihnin këtë”.

“Kështu që të gjithë kanë diçka si synim për të arritur. Është një moment i madh dhe emocionues për sportin e boksit”, përfundoi Warren./Telegrafi/

Exit mobile version