Telegrafi

Konfirmohet lajmi i tmerrshëm për lojtarët afrikanë që luajnë në Evropë: Kupa e Kombeve shtyhet për gjashtë muaj

Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) ka ndryshuar datat e ndeshjeve të Kupës së Kombeve të Afrikës në janar të vitit 2024, gjashtë muaj më vonë se sa ishte planifikuar, bëri të ditur të dielën presidenti i organit qeverisës, Patrice Motsepe.

Finalja do të luhej në qershor të vitit të ardhshëm në Bregun e Fildishtë, i cili mbetet si mikpritës.

Por, shqetësimet për motin në Afrikën perëndimore në mes të vitit kanë diktuar një ndryshim.

“Ne morëm shumë këshilla dhe vendosëm që nuk mund të rrezikojmë”, deklaroi Motsepe në një konferencë shtypi.

“Ne nuk duam të rrezikojmë që konkurrenca jonë më e mirë të mbarojë”.

Ai nuk iu përgjigj një pyetjeje se pse i ishte dashur kaq shumë kohë që CAF të bënte ndryshimin, duke qenë se ishte paralajmëruar për sezonin e shirave kur u njoftua se do të ndodhte në mesin e vitit 2023.

CAF e zhvendosi organizimin e kampionatit të tij kontinental në mesin e vitit 2019 për të shmangur ndeshjet e klubeve në ligë me ato të përfaqësueseve.

Por shqetësimet e motit dhe pandemia COVID-19 bënë që edicioni i fundit të luhej në Kamerun në janar, duke rindezur ankesat nga klubet në Evropë të detyruara të dorëzonin lojtarët e tyre afrikanë në ndeshjet kombëtare në mes të sezonit.

“Janari nuk është koha më e mirë sepse klubet evropiane nuk duan të lirojnë lojtarët e tyre, por ne nuk kemi zgjidhje”, shtoi Motsepe.

Ai la të kuptohet se CAF tani do të jetë në gjendje të shtyjë ndeshjet kualifikuese të planifikuara për në shtator për t’u lejuar pesë përfaqësuesve të saj të finaleve të Kupës së Botës një shans për të organizuar miqësore më të ashpra kundër vendeve nga kontinente të tjera si pjesë e përgatitjes së tyre për Katarin. /Telegrafi/