John Terry i është bashkuar Aston Villas si lojtar i lirë. Kështu ka konfirmuar pronari i klubit, Dr. Tony Xia, në Twitter.
Ish-mbrojtësi i Chelseat i dha fund qëndrimit 21 vjeçar në Stamford Bridge këtë verë kur edhe i përfundoi kontrata.
“Mirë se vjen në qytetin e Birminghamit, JT… Aston Villa. Njoftimi së shpejti”, ka shkruar Xia.
Veterani anglez ka regjistruar 690 paraqitje te Blutë duke shënuar 65 gola, ndërsa i ka fituar pesë tituj të Ligës Premier, pesë Kupa FA, tri Kupa të Ligës, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.
Terry do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare në Villa Park, ku do t’i ndihmojë skuadrës që të kthehet në Ligën Premier. /Telegrafi/
👏🏻👏🏻👏🏻📞Welcome JT to Birmingham city…Aston Villa🌈!#UTV! @AVFCOfficial Announcement shortly!
— Dr. Tony Xia (@Dr_TonyXia) July 3, 2017