Asociacioni i Futbollit të Anglisë ka konfirmuar datën, orën dhe stadiumin ku do të zhvillohet finalja mes Arsenalit dhe Chelseat në FA Cup.
Finalja e 139-të e trofeut të dytë më të madh në Angli do të zhvillohet të shtunën e 1 gushtit, duke filluar nga ora 18:30 sipas kohës tonë lokale në stadiumin “Wembley”.
Përveç këtyre të dhënave, është caktuar edhe gjyqtari që do të ndajnë drejtësinë në këtë eveniment të madh në futbollin anglez.
🗞 The match details have now been confirmed for the Heads Up FA Cup final against Chelsea 👇
— Arsenal (@Arsenal) July 22, 2020
Anthony Taylor do të jetë referi kryesor, i asistuar nga Gary Beswick dhe Adam Nunn, derisa zyrtari i katërt do të jetë Chris Kavangh.
Asistenti rezervë i gjyqtarit kryesor është caktuar Lee Betts, ndërsa Stuart Attwell, Storckley Park e Steve Child do të jenë në dhomën e VAR-it.
Your #HeadsUpFACupFinal schedule is confirmed!
Bring on Saturday 1 August 🤩 pic.twitter.com/K9HLIyCvIi
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) July 22, 2020
Arsenali e kishte eliminuar Manchester Cityn për të arritur në finale, gjersa Chelsea e mposhti me rezultat bindës 3-1 Manchester Unitedin.
Finalja e FA Cup do të jetë e zjarrtë, shkaku që dy rivalët lokal do të luajnë mes vete, për të kërkuar trofeun e dytë më të rëndësishëm në Angli. /Telegrafi/