Telegrafi

Konfirmohet çmimi i Tesla Model 3

Më herët është raportuar se modeli i ri i Teslas, Model 3, në fillim konsumatorëve do t’u ofrohet në version më të shtrenjtë, por themeluesi i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka demantuar këtë dhe ka konfirmuar se çmimi i këtij modeli do të jetë vetëm 35 mijë dollarë.

I shpallur si “veturë luksoze elektrike”, modelit të ri të Teslas me fillim i është caktuar çmimi, kështu që konsumatorët në SHBA mund të llogarisin edhe në zbritjen e çmimit duke falënderuar subvencioneve shtetërore për automobilat të cilat emetojnë zero dy-oksid të karbonit.

Musk në Twitter ka shkruar se të interesuarit mund të porositin Model 3 në sallonet e Tesla Motors në mbarë botën që nga 31 marsi (me një zbritje shtesë prej 1 mijë dollar), ndërsa nga 1 prilli do të fillojnë edhe porositë online, transmeton Koha.net.

Tesla Model 3 është modeli i tretë në gamën aktuale të Tesla Motors, ndërsa Musk ka thënë se ky do të jetë modeli më pak i komplikuar për prodhim në krahasim me modelet Model S dhe X.