Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, të premten thuhet se do të qëndrojë në Kosovë.
Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se 24-vjeçarja do të arrijë rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së sotme në Prishtinë me aeroplan privat.
Bëhet e ditur se ajo do ta vizitojë vendin e lindjes për të marrë pjesë në një dasmë familjare.
Njëherësh, Rita do të ketë edhe një takim me ambasadorin britanik në vendin tonë. /Telegrafi/