Albert Krasniqit, i cili ishte i përfshirë në zënkën e reperëve, Noizy dhe Cozman, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Gjykata Themelore në Prishtinë –Departamenti për Krime të Rënda duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për krime të rënda PP/I.nr.489/2016, të datës 14.09.2016, për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit A.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Vrasje në tentativë’ nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, në seancën e mbajtur sot me datë 15.09.2016 ka marr vendim dhe ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit A.K. në kohëzgjatje prej një muaji duke filluar prej datës 13.09.2016 deri me datë 13.10.2016”.
“Ndërsa sa i përket të pandehurit Y.A. ju njoftojmë se rasti është në procedurë të rregullt te prokurorja e çështjes”, ka thënë për Telegrafin, Mirlinda Gashi – zyrtare për Informim pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/