Manchester City ka njoftuar se Sergio Aguero do të largohet nga klubi në fund të sezonit 2020/2021.
Sulmuesit argjentinas i skadon kontrata në verën që vjen dhe tashmë është konfirmuar se ai nuk do të nënshkruajë kontratë të re.
Aguero iu bashkua Cityt në vitin 2011 nga Atletico Madridi duke u shndërruar në vazhdim në golashënuesin më të mirë të klubit kur e theu rekordin 78-vjeçar të Eric Brook në vitin 2017.
It's going to be emotional… 💙
🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5rehttps://t.co/4COpSpmz7a
— Manchester City (@ManCity) March 29, 2021
Në 384 paraqitje me Citizens, ai ka shënuar 257 gola dhe konsiderohet si një prej lojtarëve më të mirë në epokën e Ligës Premier dhe golashënuesi më efikas në raport me minutazhin e lojës.
Si lojtar i Manchester Cityt e ka fituar katër herë Ligën Premier, një FA Cup, pesë herë EFL Cup dhe tri herë Community Shield.
Barcelona dhe Paris Saint-Germaini janë dy klube që konkurrojnë për nënshkrimin e 32-vjeçarit. /Telegrafi/