Sukseset e shumta në karrierën e saj po i shohim e po i gëzohemi edhe ne në Kosovë e Shqipëri.
E si për të mos na harruar Dua neve, verën që lamë pas së bashku me fondacionin e saj “Sunny Hill” organizuan një koncert, qëllimi kryesor i të cilit ishte grumbullimi i parave për bamirësi.
Mbrëmja kaloi për mrekulli duke arritur që nga një organizim i vetëm të mblidhen afro 100 mijë euro.
Për të folur rreth këtij organizimi dhe detajeve të tjera për planet e fondacionit “Sunny Hill” ishte i ftuar në emisionin Ora 7, Dukagjin Lipa, njëherit babai i këngëtares Dua Lipa.
Se çfarë tha ai tjetër rreth këtyre çështjeve mund ta kuptoni në intervistën e mëposhtme.