Site icon Telegrafi

Konferenca e përbashkët Sunak-Netanyahu, kryeministri britanik thotë se dëshiron që Izraeli ta fitojë betejën ndaj Hamasit

Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe homologu i tij izraelit Benjamin Netannyahu janë duke zhvilluar një konferencë të përbashkët për media në Jerusalem.

Netanyahu tha se militantët e Hamasit “janë nazistët dhe ISIS-i i ri”, duke iu referuar luftës aktuale në Lindjen e Mesme si “betejë për botën e lirë”, transmeton Telegrafi.

“Kemi dy forca këtu. Njëra po vepron me ligësi nga Irani, që dëshiron ta rikthejë Lindjen e Mesme në mesjetë. Forca tjetër është forca e progresit dhe njerëzimit ”, shtoi Netanyahu.

Lideri izraelit tha se këto “janë orët më të errëta” të vendit të tij dhe njëherit “orët më të errëta për botën”.

Lexo po ashtu Pamje rrëqethëse, palestinezin e vogël mundohet që mjeku ta qetësojë pas sulmeve raketore në Gazë

Në anën tjetër Sunak theksoi se “mbështet të drejtën e Izraelit që ta mbrojë veten në suaza të respektimit të ligjeve ndërkombëtare” dhe t’i vihet “pas Hamasit”.

“E di se çdo veprim që ndërmerrni e bëni me kujdes që të shmangni dëmet në civilë, derisa terroristët e Hamasit janë duke kërkuar që civilët t’i vënë në rrezik”, i tha Sunak kryeministrit izraelit.

“Ne e dimë se populli palestinez janë gjithashtu viktima të Hamasit, dhe mirëpresë vendimin e Izraelit për të hapur korridoret humanitare për në Gazë. Ne duam që ju të fitoni”, shtoi kryeministri britanik. /Telegrafi/

Exit mobile version