Telegrafi

Koncerti i Rita Orës përmes 50 fotografive fantastike

Rita Ora ka qenë për disa orë në shtetin tonë.

Këngëtarja shqiptare ka mbajtur një koncert madhështor në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

E gjithë kjo në vigjiljen e shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku ishin paraparë një numër i madh i aktiviteteve kulturore.

Bukuroshja ka dhuruar një spektakël të paparë deri më tani në vendin tonë, e cila gjë ka bërë të entuziazmohen shumë të pranishëm.

Portali britanik, ku po bën karrierë 27-vjeçarja, Daily Mail ka publikuar disa imazhe mahnitëse të këngëtares sonë.

Ndryshe, Rita ka pohuar t’i kenë thënë se ishin mbi 300 mijë persona në sheshet e Prishtinës pvr të ndjekur koncertin, ku i ka falënderuar të gjithë për këtë mikpritje.

Lexo po ashtu Rita Ora: Më thanë se ishin 300 mijë vetë në koncert, faleminderit Kosovë

Ora ka udhëtuar për në Londër, ku edhe pritet të jetë prezente të mërkurën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards. /Telegrafi/