Telegrafi

Koncerti për 110 vjetorin e Pavarësisë – Dua Lipa mahnit me dukjen teksa elektrizon Tiranën

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka qenë e ftuar speciale për të performuar në Shqipëri, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ajo mblodhi mijëra qytetarë, të cilët sfiduan temperaturat e ulëta për të ndjekur nga afër këngëtaren e famshme.

Në disa nga videot, u pa që 27-vjeçarja po dhuronte spektakël duke interpretuar disa nga hitet.

Foto: Screenshot/Instagram

Krahas kësaj, krijuesja e hitit “Levitating” mori vëmendjen me dukjen në një kostum të kuq të ndezur.

Lexo po ashtu Pamje nga koncerti madhështor i Dua Lipës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Ky njëherësh do të jetë koncerti i fundit i Lipës në kuadër të albumit “Future Nostalgia”.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo përgjatë këtij viti kishte realizuar plot 94 shfaqje nëpër vende të ndryshme në botë, gjersa e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme në trojet shqiptare.

Një ditë më parë duhet theksuar që Dua mori nënshtetësinë shqiptare nga presidenti i vendit, Bajram Begaj.

Foto: Screenshot/Instagram

Në konferencën para mediave, zeshkania u shpreh e lumtur që do të këndonte në Tiranë dhe shumë e emocionuar. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram