Telegrafi

Koncert i madh në Sallën e Kuqe më 11 prill

Një koncert do të zhvillohet në Sallën e Kuqe me datë 11 prill, i cili pritet të fillojë nga ora 21:00.

Këngëtarët pjesëmarrës të cilët do të këndojnë në këtë koncert janë: MC Kresha, Lyrical Son apo siç njihen ndryshe me emrin PINT.

Si edhe këngëtarët me famë ndërkombëtare Young Zerka dhe Cliqme të cilët janë mjaft të dashur për publikun e Kosovës.

DJ të ndryshëm do të merren me argëtimin e publikut gjatë koncertit. Po ashtu, do ketë befasi të bukura të cilat do jenë të dedikuara për publikun.

Për më shumë informata mund të vizitoni faqen zyrtare të koncertit në Instagram duke klikuar KËTU.