Audi ka shpalosur konceptin R8 e-tron vet-vozitës në panairin CES Asia që po mbahet në Shangai.
I bazuar në modelin elektrik Audi R8 e-tron, vetura e re është koncepti i tretë vet-vozitës nga Audi.
Ky koncept ka 455 kuajfuqi dhe përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.9 sekonda. Shpejtësia maksimale që mund ta arrijë është 250 km/orë, njofton AutoExpress.
Audi R8 e-tron vet-vozitës mbushet plotësisht me bateri për më pak se dy orë, transmeton koha.net.
Automobili i ri është i pajisur me teknologji të re, sensorë laserë dhe kamera që ndihmojnë në vozitje.
Të gjitha të dhënat dërgohen në një kompjuter qendror që krijon një fotografi virtuale të mjedisit jashtë makinës.