Telegrafi

Koncepti misterioz prezantohet në Frankfurt

Kompania DS Automobiles ka bërë të ditur planet për prezantimit të një koncepti në panairin e veturave që do të mbahet pas dy javësh në Frankfurt.

DS po tenton të krijojë emër në tregun e veturave, por deri më tani ka qenë modeste. Atyre u duhet një model i jashtëzakonshëm dhe këtë pritet ta prezantojnë në panairin gjerman.

Nëse nuk do të jetë veturë më e avancuar, ndoshta kompania DS do të ofrojë specifikat e para të “crossoverit” evropian.