Mercedesi ka shtuar një koncept të ri të veturave të vogla të quajtur G-Code, pasi ka shpalosur dizajnin e ri të saj për mini-vetura.
Super-mini i ri nga kompania gjermane është në madhësi të njëjtë me Nissan Juken dhe Audi Q1 dhe tregon indikacione të forta se si do të ngjajë brendi i ri i Mercedesit.
“G-Code është i bukur dhe inteligjent, dhe tregon idenë e dizajnit të Mercedesit”, ka thënë shefi i dizajnit të kompanisë, Gordon Wagener, transmeton Koha.net.
Vetura, e cila nga ekspertët cilësohet si ndër më të bukurat, është e gjatë 4.1 metër.
Motori i këtij koncepti do të jetë hibrid, që mundëson ndryshimin e sistemit të veturës nga tërheqja me katër rrotat në ato të përparme ose vetëm të prapme.
G-Code ka vend për katër persona dhe po punohet në studion e Mercedesit në Pekin.
Koncepti më i ri nga Mercedesi mund të arrijë në Evropë gjatë vitit 2017. /Telegrafi/