Koncepti Onyx në vargun e tij ka edhe një program ‘tuning’ për modelet Range Rover dhe Range Rover Sport, dhe ky i të fundit ka marrë shtesën “San Marino” në emrin e tij.
Ky koncept i ri posedon mbrojtëset e përparme të reja nga fibër karboni dhe dritat LED, maskën e zezë në formë të “krimbit”, dhe mbishkrimin “Onyx” mbi kapak, transmeton Koha.
Po ashtu, kjo veturë posedon pragjet e reja, mbrojtëset anësore në derë, mbrojtësin e prapmë me difuzer, spoiler i pasmë i çatisë, dy tuba të karburantit të vendosura në mes, seri të re të rrotave…
Dhe në fund, ky Range Rover Sport San Marino është më i ulët se modeli standard për 25 mm.