Site icon Telegrafi

Koncept i ri nga BMW

BMW ka bërë të ditur se në panairin e ardhshëm të CES-it (Consumer Electronics Show), i cili do të mbahet në Las Vegas, do të prezantojë konceptin e vet të ri.

Deri më tani nuk janë publikuar fotografi të këtij koncepti, por u njoftua se në Las Vegas do të paraqitet një koncept i cili posedon dritat e zgjeruara me laser të cilët janë të lidhura me kamerë, sensorë dhe sistemet ndihmëse për shoferin, transmeton Koha.

Gjithashtu, BMW ka njoftuar se koncepti i ri do të ketë edhe dritat OLED (Organic Light – Emitting Diodes).

Ky panair pritet të fillojë më 6 janar dhe për informacionet tjera si duket nuk do të presim shumë gjatë.

Exit mobile version