Ibrahima Konate do të jetë transferimi i parë i Liverpoolit për afatin kalimtar veror.
The Reds janë duke tentuar të bëjnë disa ndryshime të vogla në skuadër, në mënyrë që të rikthehen te triumfi në Ligën Premier.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Konate i ka kompletuar prej ditësh testet mjekësore te Liverpooli.
Ibrahima Konaté to Liverpool, done deal. Medicals already completed days ago. #LFC are gonna trigger €35m release clause in the next days and announce the signing from RB Leipzig. Here we go confirmed. 🔴 #LFC
Personal terms agreed since April 23 – contract until June 2026. https://t.co/j4codIsBnD
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 25, 2021
Lojtari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin anglez, e që njoftimi pritet të bëhet në fund të kësaj jave.
Liverpooli do të paguajë 35 milionë euro për transferimin e mbrojtësit, aq edhe sa është klauzola e tij te Rasenball Sport Leipzig.
Skuadra angleze po ashtu ka refuzuar t’i paguajë 18 milionë euro për Ozan Kabak, me lojtarin që ishte i huazuar nga Schalke. /Telegrafi/