Site icon Telegrafi

Komunës së Zoran Zaevit i merren kompjuterat

Prokuroria Publike e Strumicës ka kryer kontrollë në zyrat e kreytarit të kësaj komune dhe njiherit lider i LSDM-së, Zoran Zaev, nga ku kanë marrë dy kompjuterë, të shefit të kabintit dhe ndihmësit për kontakte me qytetarët, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, dhjetë persona, si edhe persona tjerë, anëtarë dhe funksionerë të LSDM-së, ndërtë cilët edhe koordinatori i kësaj partie për zonën 4 zgjedhore, janë ftuar në bisedë informative nga hetuesit për krim të organizuar.

Vendimi me të cilin është zbatuar kjo procedurë e prokurorisë, ndërlidhet me parregullësi zgjedhore dhe ryshfet për zgjedhje. Tv Telma, jozyrtarisht mëson se personat e thirrur në bisedë, janë pyetur për zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, nëse votuesve potencialë u janë ofruar para për të votuar kandidatin Stevo Pendarovski, si edhe nëse kanë premtuar vende pune nëse fiton ky kandidat./Telegrafi/

Exit mobile version