Site icon Telegrafi

Komunave serbe në veri u ndahen 2.5 milionë euro

Komunave serbe në Kosovë u ndahen 2.5 milionë euro nga Fondi për zhvillim. Siç thuhet në zyrën e BE-ë në Prishtinë, nga ky fond komunës së Zubin Potokut i janë ndarë 1 milion euro, Mitrovicës së Veriut 900 mijë, Zveçanit 500 mijë euro dhe 140 mijë për Leposaviqin.

Bëhet fjalë për paratë të mbledhura nga taksat kufitare e doganore në pikat e Janrinë dhe Bërnjakut. Deri më tani të hyrat e mbledhura nga këto pika kufitare arrijnë në 8 milionë euro, raporton lajmi.net.

Në Mitrovicën e Veriut, këto para do të përdorën për ndërtimin e një palestre sportive, në Zveçan për mbështetje të shoqërisë civile, për aktivitet sportive dhe kulturore, mbështetje të ndërmarrjeve të vogla, në Zubin Potok do të ndërtohen një pishinë, rinovimin e palestrës sportive dhe konstruksion të rrugëve, ndërsa Leposaviqi do të pajisë kopshin në Leshk.

Krijimi i fondit të veçantë për veri është pjesë e marrëveshjes në janar të vitit 2013, pas vendosjes së pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak,

Fondi drejtohet nga bordi në krye të së cilit është përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti dhe përfaqësuesi i komunitetit serb, Danijela Zubac.

Exit mobile version