Kuvendi Komunal i Prishtinës, ka miratuar rekomandimet e asamblistëve për ndalimin e ndërtimeve në liqenin e Badovcit.
Me 27 vota për, 2 kundër dhe 1 abstenim, është miratuar rekomandimi i parë i cili parasheh anulimin e kushteve mjedisore të lëshuara, dhe të fillojnë procedurat që zona rreth Badovcit që është e pambrojtur të bashkohet me parkun e gërmisë.
Për rekomandimin e dytë kanë votuar 24 vota asamblistë, 1 ka qenë kundër dhe 2 abstenime. Rekomandimi i dytë parasheh pezullimin e të gjitha vendimeve kushteve ndërtimore, lejeve ndërtimore në zonën e parë, dytë dhe tretë deri në nxjerrjen e dokumenteve të reja të planifikimit hapësinor.
Seanca e jashtëzakonshme ka zgjatur disa orë, ajo është përcjellur me tensione të shumta mes asamblistëve./Telegrafi/