Site icon Telegrafi

Komuna e Drenasit shpenzoi 23 mijë euro për telefon e 18 mijë të tjera për darka

Komuna e Drenasit, e drejtuar nga Nexhat Demaku, për vitin e kaluar ka shpenzimi i 18,500 euro për darka zyrtare, 23,300 euro për telefon dhe 46,300 për derivate.

Kështu thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosjes, sipas të cilës kryetari i Komunës dhe Drejtorët e tij e kanë humbur të drejtën që të arsyetohen për mungesë të buxhetit.

Sipas tyre, raporti i kryetarit për vitin e kaluar tregon që Komuna nuk i ka shpenzuar rreth 600 mijë euro nga granti qeveritar dhe 200 mijë euro të tjera nga të hyrat vetanake. Ky suficit që kap vlerën e 800 mijë eurove, është mundësi e humbur për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet publike në Komunë e Drenasit.

Sipas Vetëvendosjes, shpenzimi i këtyre parave nuk është bërë për të rritur performancën e organeve komunale, sepse defektet dhe mangësitë e shumta ishin evidente në çdo sektor. /Telegrafi/

Exit mobile version