Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA-s, Philippe Lazzarini e ka quajtur “tronditës” vendimin e nëntë vendeve për të ndërprerë fondet për agjencinë e ndihmave.
Lazzarini deklaroi se pezullimi i fondeve nga vendet, që përfshijnë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, kërcënojnë punën punën humanitare në Gaza, transmeton Telegrafi.
Ai iu bashkua thirrjes së ministrisë së jashtme palestineze duke u kërkuar vendeve që të “rishqyrtojnë” vendimet e tyre.
Siç u raportua gjatë ditës, një mori vendesh duke përfshirë SHBA-në, Britaninë, Finlandën e vende të tjera kanë ndërprerë fondet për këtë organizatë pas dyshimeve se një grup i vogël i stafit të saj mori pjesë në sulmet e Hamasit më 7 tetor.
“UNRWA është agjencia kryesore humanitare në Gaza, me mbi 2 milionë njerëz që varen prej saj për mbijetesën e tyre të plotë”, tha deklaroi Lazzarini.
Ai gjithashtu sugjeroi se UNRWA-ja do të “detyrohet të pezullojë përgjigjen e saj humanitare” nëse nuk rikthehen fondet. /Telegrafi/