Site icon Telegrafi

Kompletohen gjysmëfinalet në Ligën e Kampionëve: PSG përballet me Manchester Cityn, Reali luan ndaj Chelseat

Me mbylljen e dy ndeshjeve të sotme, janë kompletuar edhe ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

PSG që e siguroi të martën kualifikimin pasi eliminoi kampionin aktual, Bayern Munich, do të ndeshjet me Manchester Cityn.

Qytetarët me dy ndeshje arritën ta eliminonin Borussia Dortmundin nga gara më e madhe në Evropë me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Në anën tjetër do të zhvillohet përballja mes Chelseat dhe Real Madridit.

Londinezët arritën të eliminonin Porton pas dy ndeshjes, ndërsa mbretërit ishin më të mirë se Liverpooli, duke kaluar në gjysmëfinale.

Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen me 27 prill dhe 4 maj.

Ndeshja finale zhvillohet me 29 maj në Stamboll, në stadium “Atatürk”. /Telegrafi/

Exit mobile version