Telegrafi

Kompletohen formacionet zyrtare të finales Liverpool-Real Madrid: Klopp dhe Ancelotti gati për spektakël

Liverpooli dhe Real Madridi do të takohen sonte (e shtunë) në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në ‘Stade de France”.

Ndeshja që fillon në ora 21:00 vë përballë dy gjigantë të futbollit botëror.

Tashmë janë kompletuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, ku Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti iu kanë besuar lojtarët që kanë pasur më shumë minuta deri më tani.

Trajneri gjerman ka vendosur në portë Alisonin, ndërsa para tij do të jenë Trent Alexandre-Arnolld, Ibrahima Konate, Virgil van Dijk dhe Andreë Robertson.

Në mesfushë do të luajnë Fabinho, Jordan Henderson dhe Thiago Alcantara. Sulmi i është besuar treshes  Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Luiz Diaz.

Në anën tjetër, Carlo Ancelotti në portë ka vendosur Thibaut Courtoisin, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Dani Carvajal, Eder Militao, David Alaba dhe Mendy.

Në mesfushë janë të zakonshmit, Toni Kroos, Casemiro dhe Luka Modric, ndërsa para tyre do të veprojë Fede Valverde.  Në sulm janë dyshja, Karim Benzema dhe Vinicius Junior.

Dy skuadra të shkëlqyera që pritet të na dhurojnë futboll të jashtëzakonshëm.


Liverpool: Alisson, Alexandre-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson, Alcantara, Fabinho, Henderson, Salah, Mane, Diaz.

Real Madrid: Coutois, Carvajal, Militao, Alaba, Kroos, Benzema, Modric, Casemiro, Valverde, Vinicius, Mendy.


/Telegrafi/