Site icon Telegrafi

Kompany jashtë planeve të Guadiolas, nisin lëvizjet te Interi

Interi do të përpiqet ta angazhojë mbrojtësin e Manchester Cityt, Vincent Kompany, gjatë afatit të janarit.

Kapiteni ka mbetur jashtë planeve të Pep Guardiolas, ashtu që do t’i lejohet largimi kur të hapet afati kalimtar dimëror.

Futbollisti belg bën pjesë në listën e lojtarëve që do t’i largojë strategu spanjoll.

Lexo po ashtu Zbulohet ‘viktima’ e tretë e Guardiolës te City (Foto)

Dhe sipas Sport Mediaset, Nerazzurrët janë të interesuar për shërbimet e 30-vjeçarit.

Kompany ka kontratë me Cityn deri në vitin 2019, mirëpo klubi anglez do t’i dëgjojë ofertat në janar, ndërsa Interi është favorit për të siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version