Telegrafi

Kompany e vlerëson lartë Aro Muricin dhe synon ta angazhojë si portier te Burnley

(Foto: Instagram/aromuric49)

Ish-kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany, i cili pritet të bëhet trajner afatgjatë i Burnleyt, tashmë po mendon për transferimet potenciale në skuadrën e re.

36-vjeçari u largua nga posti i trajnerit të Anderlechtit para afro dy javësh dhe tash pritet të angazhohet te ekipi anglez.

Burnley ra nga Liga Premier në javën e fundit të sezonit të kaluar, ndërsa në muajin prill i kishte ndarë rrugët me trajnerin Sean Dyche.

(Foto: Instagram/aromuric49)

Derisa pritet caktimi në postimin e trajnerit, Kompany është duke menduar për planet e tij. Portieri Nick Pope mund të largohet, pasi shumë klube kanë shprehur interesim për të.

Lexo po ashtu Aro Muric portieri i tretë më i mirë në Evropë sa i përket përqindjes së pritjeve – ai lë pas emra si De Gea, Mendy e Courtois

Në këtë rast, sipas gazetarit sportiv, Alan Nixon, zëvendësimi i 30-vjeçarit pritet të bëhet me portierin e Kosovës, Arijanet Muric.

(Foto: Getty/The Independent)

Gardiani i Dardanëve, i cili është pjesë e Cityt nga viti 2017, sezonin 2021/2022 e kaloi si huazim te klubi turk, Adana Demirspor, ku nga 32 ndeshje, në 10 sosh nuk pranoi gol.

Kompany e vlerëson lart 23-vjeçarin, i cili para Demirsporit, ka luajtur si huazim në klube, si Nottingham Forest, Girona e Willem II. /Telegrafi/