Niveli i madh i papunësisë në Kosovës dhe numri i të rinjve të gatshëm për tregun e punës, ka bërë që ata të shikojnë çdo mundësi që u ofrohet për punësim jashtë vendit. E synim i shumë të rinjve nga Kosova është punësimi në Gjermani i cili u siguron të ardhura të kënaqshme atyre.
Të mërkurën kompania “B.S.B. Aviation” nga Gjermania në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është duke bërë prezantimin e konkurseve për punëtorë.
Kompania gjatë prezantimit ka thënë se është duke kërkuar punëtorë që kryesisht janë profesione të zanatit, kryesisht motër medicionale, shofer kamioni dhe punëtor në aeroport në bagazh, pastrues dhe punë të tjera, por që duhet ta kenë një diplomë që konfirmon përgatitjen profesionale.
Sipas tyre aplikimet për punë do të fillojnë prej datës 5 nëntor.
Të gjithë aplikantët duhet të drejtohen në zyrat e kompanisë “B.S.B. Aviation” në rrugën De Rada, ndërtesa e “Mini Max”. /Telegrafi/