Kompania çeke që prodhon armë të rreme, pra nga goma dhe që mbushen me ajër, përfshirë sistemet raketore HIMARS dhe tanket amerikane Abrams, ka njoftuar se nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, shitjet i janë rritur dukshëm.
Mëndafshi sintetik dhe goma përdorën për të mashtruar kundërshtarin në fushëbetejë, e cila në vend të një arme të vërtetë vendosë ato të rreme siç është rasti i këtyre që mbushen me ajër, transmeton Telegrafi.
Drejtuesit e Inflatech nuk pranuan të konfirmojnë që produktet e tyre i shesin Ukrainën, duke u thirrur në sekretin ushtarak, por ata pranuan se prodhimi u rrit në vitin e fundit me 100 për qind.
“Ne i shesim produktet në një numër të madh të qeverive në botë, jo vetëm në Evropë”, tha kreu i shitjeve dhe marketingut Poven Kumaresan.
Shtoi se rreth tridhjetë punonjës të Inflatech, prodhojnë midis 30 dhe 40 ‘karreme’ të tilla.
Tanke të rreme, automjete të blinduara, madje edhe aeroplanë luftarakë, peshojnë midis 25 dhe 90 kilogramë dhe për të operuar me to fushëbetejë duhen dy deri në katër persona.
Posedon skica të sakta të pjesës origjinale të kompanive të pajisjeve ushtarake, dhe atë mund ta krijojnë brenda 72 orëve. Kur bëhet fjalë për porositjen e një HIMARS-i, klientët duhet të presin deri në 60 ditë.
Inflatech deri më tani ka prodhuar dhjetëra sisteme të rrejshme raketore HIMARS. Produktet e kësaj kompanie konsiderohen pajisje ushtarake, dhe për prodhimin e tyre duhet miratim nga organet qeveritare.
Inflatable Decoys of HIMARS and some kind of Main Battle Tank possibly an M1A1 Abrams produced by the Czech Company Inflatech have been Photographed, however their CEO has refused to say if his Decoys are going to Ukraine but that Sale are indeed up almost 30% since last year. pic.twitter.com/W3gc2CY7ln
— OSINTdefender (@sentdefender) March 7, 2023
Qeveria çeke muajin e kaluar njoftoi se nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ka dërguar ndihmë ushtarake në Ukrainë në një vlerë prej afro gjysmë miliardi dollarë.
Drejtori ekzekutiv i Inflatecho, Voitech Fresher, tha se një nga karakteristikat kryesore të produkteve është pamja e tyre, besnike ndaj origjinalit.
“Nëse nuk kam dylbi, nga një distancë prej 150-200 metra nuk do të jem në gjendje të zbuloj nëse është një armë e vërtetë apo një karrem”, tha ai.
Në të njëjtën kohë, motori i përdorur për fryrje rrezaton nxehtësinë, mund të mashtrojë sensorët infra të kuqe të armikut.
Një “karrem” kushton nga 10 deri në 100 mijë dollarë, që është shumë më lirë se çmimi i një rakete të cilën duhet përdorur për ta shkatërruar një armë të tillë.
“Detyrojmë armikun të shkatërroj produktin tonë me diçka që kushton të paktën katër herë më shtrenjtë, e në praktikë ndoshta është 20 herë më shtrenjtë, e këtu fitojmë në aspektin ekonomik”, shtoi Fresser. /Telegrafi/