Në Parlamentin Evropian në Strasburg sot mbahet takimi i 16-të i Komitetit të përbashkët parlamentar Bashkimi Evropian-Republika e Maqedonisë së Veriut, i fundit nga kjo përbërje të Parlamentit Evropian, njofton AIM.
Komitetin e përbashkët parlamentar e kryesojnë deputeti Goran Milevski dhe parlamentari slloven Alojz Peterle. Në delegacionin kuvendor ndodhen edhe deputetët Nikolla Micevski, Sonja Mirakovska, Shpresa Hadri, Meral Uzeiri Ferati dhe Zhaklina Llazarevska.
Ata së bashku me kolegët nga Parlamenti Evropian do të kenë shkëmbim të mendimeve me përfaqësues të Qeverisë, të prezantuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski dhe të Komisionit Evropian dhe Dejvid Kulen, përgjegjës për dosjen e Maqedonisë në KE.
Zëvendësminitri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, në suaza të vizitës në Parlamentin Evropian në Strasburg, ka pasur disa takime me eurodeputetë nga grupe të ndryshme politike.
Në takimet me eurodeputetin Eduard Kukan (EPP Sllovaki) dhe Ivo Vajgëll (ALDE, Slloveni) të cilët janë raportues për Maqedoninë, ai u takua edhe me Ilhan Kjuçuk (ALDE, Bullgari), Kati Piri (SD, Holandë) dhe Viktor Boshtinaru (SD, Rumani), ndërsa tema kyçe ishin dinamika e zbatimit të prioriteteve reformuese kyçe, ngjarjet e brendshme politike, si dhe sfidat me të cilat përballet BE-ja për momentin.
Bashkëbiseduesve ai u shfaqi shpresë se ngjarjet pozitive do të jenë objektive të transmetuara në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian, që do të paraqesë bazë për, siç thotë, konfirmim të vendimit nga ana e Këshillit Evropian në qershor, për fillim përfundimtar të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Zëvendësministri u ka shfaqur falënderim eurodeputetëve për përpjekjet e tyre për kultivimin e dialogut politik.
Bashkëbiseduesit ishin pajtuar se Republika e Maqedonisë së Veriut, për një periudhë shumë të shkurtër, u bë shembull i shtetit e cila prodhon rezultate pozitive në planin e reformave të brendshme, vend i cili ka nënshkruar protokoll inkuadrues për anëtarësim në NATO dhe vend-model i cili me zgjidhjen e situatave të mëdha historike të konflikteve i shndërroi në bashkësi të përmbajtur të miqësisë dhe besimit.
Delegacioni i Maqedonisë ka marrë siguri nga deputetët evropianë se në fund të Komitetit të përbashkët parlamentar do të miratohet rekomandim për fillimin e negociatave për aderim në BE në qershor të këtij vit./Telegrafi/