Site icon Telegrafi

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e radhës, pritet leja nga MSH dhe MKRS për nisjen e sezonit të ri

Komiteti Ekzekutiv (KE) i FFK-së, sot (e mërkurë), mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen në futbollin e Kosovës në rrethanat aktuale si dhe përgatitjet për fillimin e edicionin e ri 2020/2021.

KE e vlerësoi gjendjen si të rënduar nga Covid-19, ndaj do të përpjekjet që të ndihmojë klubet brenda mundësive dhe hapësirës që do të ketë.

Në këtë drejtim, KE konstatoi se FFK-ja ka bërë dhe po bën të gjitha përgatitjet e nevojshme për edicionin e ri, gjithnjë duke u bazuar në Udhëzimet e IKSHP-së, si dhe standardeve e kritereve të vendosura nga UEFA si dhe vet Protokollin e FFK-së.

Lexo po ashtu Challandes zbulon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e radhës - shumë rikthime

Kështu që, FFK-ja është e gatshme për fillimin e garave dhe vetëm po pritet leja nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Sportit për lejimin e stërvitjeve për klubet në të gjitha rangjet.

Po ashtu KE shqyrtoi edhe përgatitjet për ndeshjet e shtatorit të Kombëtares A, Kombëtares U21 dhe Kombëtares A në konkurrencën e femrave, duke konstatuar se të gjitha përgatitjet janë kryer në përputhje me të gjitha kriteret, sidomos ndeshjet si vendas ku është përgatitur stadiumi “Fadil Vokrri” sikur fusha ashtu edhe infrastruktura brendshme e nevojshme në harmoni me standardet dhe kriteret që kërkojnë masat e Anti-Covid të IKSHP-së dhe UEFA-s për ndeshje ndërkombëtare.

KE miratoi edhe Aktet normative që rregullojnë garat për edicionin e ri dhe po ashtu emëroi Komisionet relevante që nevojiten para fillimit të garave.

Komisioni i garave të Superligës dhe Ligës së parë do të drejtohet nga:

Abdyl Bellopoja, kryetar

Isak Ejupi, anëtar dhe

Agim Kastrati, anëtar

Komisioni për infrastrukturë është i njëjti nga viti i kaluar, të cilit i prinë Isak Rakovica.

KE shqyrtoi edhe ankesat dhe parashtresat drejtuar këtij organi.

Exit mobile version