Kryetari i Komisionit për mbikëqyrje të AKI-së, Haxhi Shala tha se shefi i AKI-së, Driton Gashi ka njoftuar anëtarët e komisionit për planet e tij për këtë institucion.
Shala tha se shefi i AKI-së ka thënë se e ka gjetur këtë institucion më mirë se sa është menduar.
Ai shtoi se drejtori i ri i AKI-së është pyetur edhe për një aktakuzë që ka pasur porse në mungesë të fakteve prokuroria e ka mbyllur atë rast.
Shala tha se kanë kërkuar nga drejtori i ri që të mos jetë në shërbim të partive.