Brukseli parashikon të zhvendos investimet nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, me 30 vlerë miliardë euro, që do të thotë ndërprerje e kuotave të bilancit për politikat e kohezionit me Poloninë dhe Hungarinë, për t’i orientuar ato në Greqi, Itali dhe Spanjë.
Sipas Financial Times, përcjell Telegrafi, Bashkimi Evropian do të prezantojë në orët në vazhdim një dokument që demonstron se si Komisioni po vlerëson kriteret për dhënien e fondeve duke lënë Evropën Qendrore dhe Lindore të përballojë një shtrëngim më të madh nga 10 për qind i programit total të kohezionit.
Ndërsa për Poloninë është parashikuar një shkurtim fondesh prej 23 për qind, për Spanjën, Greqinë, Italinë është parashikuar një rritje e fondeve.
Për Athinën është parashikuar një rritje prej 8 për qind, për Italinë 6.4 për qind ose 38.6 miliardë dollarë, ndërsa për Spanjën 5 për qind ose 34 miliardë dollarë. /Telegrafi/