Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot do të shqyrtojë pakon e ligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri.
Kryetari i këtij komisioni, Haxhi Shala ka thënë se mbledhja do të jetë e mbyllur për media, pasi sipas tij do të jetë vetëm grup punues.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje dhe më pas janë larguar nga salla.
Rendi i ditës është si vijon:
- Shqyrtimi i Projektligjit Nr.06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes,
- Shqyrtimi i Projektligjit Nr.06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës;
- Shqyrtimi i Projektligjit Nr.06/L-124 për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. /KP/