Komikët rusë Vovan (Vlladimir Kuzencov) dhe Leksus (Aleksej Stollarov) kanë publikuar video në emër të ish-presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko, duke folur me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Në bisedë, komikët duke u paraqitur si Poroshenko thonë shkencëtarët ukrainas e kanë zbuluar lidhjen gjenetike të Poroshenkos me Aleksandrin e Maqedonisë, ndërsa “Poroshenko i rrejshëm” i thotë Zaevit se tani dëshiron të quhet “Petro Makedonski”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komikët në emër të Poroshenkos, Zaevit i ofrojnë ndihmë për të zgjidhur çështjen e Kishës Ortodokse Maqedonase.
Zaev me komikët flet edhe për politikën e jashtme – Marrëveshjen e Prespës, marrëdhëniet Serbi-Kosovë, Ukrainën, marrëdhëniet me Rusinë, BE-në dhe NATO.
Në një bisedë ata e kyçin edhe “sekretarin e përgjithshëm të NATO-s”, Jens Stoltenberg.
Komikët rusë në të kaluarën, duke u paraqitur rrejshëm kanë biseduar edhe me presidentin ukrainas Poroshenko, ministrin britanik Boris Johnson, presidentin turk Recep Tayip Erdogan, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, presidentin francez Emmanuel Macron, si dhe personalitete tjera publike./Telegrafi/
https://youtu.be/h4NMVZiaFv8