Telegrafi

Komentet e Guardiolas për Ronaldon japin shpresë se një transferim gjatë verës mund të ndodh

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo po lidhet kohëve të fundit me një transferim te Manchester City dhe kjo gjë mund të materializohet pasi trajneri i klubit anglez, Pep Guardiola, në të kalurën ka thurë elozhe për portugezin.

Sulmuesi portugez ka vetëm një vit nga kontrata e tij në Torino, por është lidhur me një largim këtë verë pasi klubi i Serie A nuk arriti të mbrojë titullin e tyre.

Manchester Unitedi është i lidhur me përfaqësuesin e Portugalisë, por ata janë disa ditë larg konfirmimit të nënshkrimit të Jadon Sancho nga Borussia Dortmund për 85 milionë euro dhe tani janë në shënjestër të një mbrojtësi qendror.

Kjo ka bërë që Ronaldo të dalë si shënjestër e befasishme për kampionët anglez, Cityn, ndërsa e ardhmja e tij ende nuk është vendosur.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim befasues te Manchester City

City i Guardiolas me siguri mund ta përballonte Ronaldon, dhe në të kaluarën, trajneri i klubit nga Etihad ka folur pozitivisht në lidhje me idenë e të pasurit një lojtar si pesë herë fituesi i Topit të Artë në skuadrën e tij.

“Ne nuk kemi një lojtar që mundet i vetëm të fitojë një ndeshje. Nuk kemi një Cristiano Ronaldo, një Lionel Messi apo një Neymar”, kishte deklaruar fillimisht Guardiola.

“Ne nuk kemi këtë lloj lojtarësh që mund të fitojnë vetë ndeshjet. Unë u thashë lojtarëve shumë herë, ju duhet të luani si një ekip”.

Lexo po ashtu Guardiola: City nuk ka lojtarë si Messi apo Ronaldo, ne luajmë si ekip

“Unë do të jem i sinqertë. Do të doja të kisha një lojtar që shënon çdo ndeshje të vetme nga katër gola. Unë do ta doja atë”, përfundonte trajneri i Cityt.

Ronaldo ende nuk ka adresuar spekulimet që e rrethojnë këtë verë dhe ka të ngjarë të qëndrojë në Juventus për të paktën një sezon përpara se të vendosë për të ardhmen e tij. /Telegrafi/