Telegrafi

“Kombinim i përsosur” – kështu e titullon Ronaldo pozën e tij me Georginan

(Foto: Instagram/cristiano)

Cristiano Ronaldo ka qenë kryetemë mediatike këtë fundjavë, pasi u shpall futbollisti i shekullit në ceremoninë Globe Soccer Awards në një eveniment madhështor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në ceremoninë e zhvilluar në objektin ikonik, Burj Khalifa, ai ishte i shoqëruar nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez.

Dhe derisa superylli i Juventusit kishte veshur kostum të hirtë, bukuroshja zgjodhi një fustan të kuq të shndritshëm duke arritur të tërheqë vëmendjen e fotoreporterëve.

Fustani që kishte zgjedhur Georgina ishte i hapur në pjesën e dekoltesë, si dhe kishte një çarje të madhe në pjesën e këmbës.

Lexo po ashtu Georgina shkëlqen në krah të Ronaldos në Dubai, ku ai mori çmimin e lojtarit të shekullit

Ronaldo e ka publikuar një fotografi të përbashkët të çiftit, teksa ai mban trofeun e fituar, me përshkrimin: “Kombinim i përsosur”. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/cristiano)

 

(Foto: Instagram/cristiano)