Telegrafi

Kombet e Bashkuara: 925 civilë të vrarë në Ukrainë nga fillimi i pushtimit rus

Zyra e Human Rights pranë Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar se të paktën 925 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

Deri në mesnatën e 20 marsit, 925 civilë kanë humbur jetën dhe 1.496 tjerë janë lënduar, thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu I mbijetuari i Holokaustit vritet nga bomba ruse në Kharkiv, apartamenti i 96-vjeçarit u shemb

Numri aktual i civilëve të vrarë në Ukrainë është shumë më i madh sipas OHCHR, që ka një numër të madh të punonjësve që monitorojnë situatën në këtë vend.

Megjithatë deri më tani kanë të konfirmuar 925 të vdekur, shumica prej tyre e kanë pësuar me jetë nga sulmet e vazhdueshme ruse në qytetet e mëdha – përfshirë edhe Mariupolin. /Telegrafi/