Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur takim me krerët e lartë të Shtabit të Përgjithshëm, që e informuan për operacionin e ofensivës së forcave të armatosura ukrainase në rajonin rus Kursk.
“Gjëja më e rëndësishme ishte raporti i Oleksandr Syrsky, komandantit të forcave të armatosura – sa i përket aksionit mbrojtës dhe operacionet në rajonin e Kurskut. Jemi mirënjohës ushtarëve dhe komandantëve tonë për përkushtimin e tyre. Në anën tjetër ministri i Brendshëm si dhe zyrtarë të SBU-së, janë urdhëruar të përgatisin planin humanitar për territorin ku po ndodhë operacioni”, tha Zelensky, transmeton Telegrafi.
Në një video të postuar Syrskyi njoftoi se ukrainasit kanë filluar një operacion ofensive në territorin rus – përkatësisht në rajonin e Kurskut.
“Deri më tani 1 mijë kilometra katrorë të territorit rus është nën kontrollin tonë. Situata është nën kontrollin tonë”, tha Syrskyi.
Kjo është deklarata e parë zyrtarë e qeverisë ukrainase, sa i përket ofensivës në rajonin e Kurskut në Rusi. /Telegrafi/
We now control about 1,000 square kilometers of Russian territory – Ukrainian Commander-in-Chief Syrskyi.
Today, President Zelenskyy held a meeting of the Headquarters of the Supreme Commander-in-Chief, where, for the first time, he officially mentioned the operation in the… pic.twitter.com/k0DGSvbOVn
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) August 12, 2024