Site icon Telegrafi

Komandanti i ushtrisë ukrainase thotë se vetëm në janar neutralizuan 15 mijë trupa ruse – publikon pamjet nga betejat e ashpra

Komandanti i ushtrisë ukrainase Oleksandr Syrskyi ka bërë të ditur se Pokrovski mbetet një prej pikave më të nxehta të luftës, ku ukrainasit kanë arritur të neutralizojnë 15 mijë ushtarë rusë vetëm gjatë janarit.

Syrskyi postoi një video në Facebook, të punës së palodhshme të ushtrisë ukrainase në vijën e parë të frontit, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se operacionet mbrojtëse të ukrainasve po vazhdojnë – që kanë për synim të shkatërrojnë forcat armike si dhe rezervat e tyre që i kanë sjellë në Ukrainë.

“Ukrainasit po vazhdojnë t’i shkaktojnë humbje pushtuesve. Pokrovsk mbetet pika më e nxehtë. Vetëm në janar, ushtarët tanë neutralizuan më shumë se 15 mijë ushtarë rusë”, tha Syrskyi.

Gjithashtu falënderoi ushtarët ukrainas, për përkushtimin, efikasitetin dhe heroizmin e treguar që nga dita e parë e luftës. /Telegrafi/

Exit mobile version