Site icon Telegrafi

Komandanti i ushtrisë ukrainase thotë se Rusia ka dështuar të marrë nën kontroll ndonjë rajon gjatë dy javëve të fundit luftime

Eprorët më të lartë ushtarak të Ukrainës, kanë thënë se forcat ukrainase kanë arritur të mbajnë nën kontroll të gjitha rajonet që Rusia tentoi t’i pushtojë ditëve të fundit.

Në raportin më të fundit sa i përket zhvillimeve në fushëbetejë, Oleksandr Syrskyi, komandant i forcave të armatosura të Ukrainës, ka theksuar se situata “vazhdon të mbetet e vështirë”, transmeton Telegrafi.

Ai tha se Rusia ka kryer operacione ofensive në disa rajone, përfshirë atë në Robotyne të Zaporizhizhia.

Lexo po ashtu Kryeministri i Polonisë do të takohet me Macron dhe Scholz për të diskutuar ndihmën për Ukrainën

Por, Syrskyi beson se Rusia ka pësuar “humbje të niveleve të larta”, si rezultat i forcimit të pozicioneve mbrojtëse të ukrainasve.

“Gjatë luftimeve të ashpra dyjavore, armikut ka pësuar humbje shumë të mëdha. Megjithatë, të gjitha vendbanimet që tentoi t’i merr nën kontroll, ka dështuar rëndë Moska”, shtoi komandanti ukrainas. /Telegrafi/

Exit mobile version